29,03,2024

Tiranë, nesër fillon festivali ‘Idetë Rinore 2016’

Must Read

“Festivali i Ideve Rinore 2016” është eventi kryesor vjetor i organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS), në të cilin shpaloset dhe promovohet dija, imagjinata, kreativiteti dhe produktiviteti i të rinjve shqiptarë parauniversitar në forma të tilla, që të integrojnë aftësitë dhe kompetencat e fituara përmes edukimit formal, joformal e informal, me vlerat me të mira sociale, në shërbim të një zhvillimi të qëndrueshëm lokal në themel të të cilit janë të rinjtë, komuniteti dhe shkolla si qendër komunitare”, thuhet në një njoftim.

Ky është viti i dytë që organizohet një event promovues i përmasave të tilla i ngjashëm me atë të një viti më parë (‘Panairi i Ideve’ 2015) organizuar nga MAS dhe partnerët, duke krijuar tashmë një traditë në këtë drejtim, e cila është njëherazi kreative dhe novatore, pasi sjell risi e përfitime të reja, stimulon ide dhe përfshin aktorë në nivele më të gjera dhe synon arritjen e objektivave që shkojnë përtej atyre të një viti më parë.

“Ky panair ka për qëllim njohjen nga komuniteti, donatorët e huaj dhe vendas, mësuesit, prindërit, nxënësit, si edhe nga publiku i gjerë, me projekt-idetë e shkollave me qëllim nxitjen e përfshirjes së komunitetit, biznesit dhe aktorëve të tjerë në realizimin e këtyre projekteve, si një domosdoshmëri e mëtejshme për përmirësimin e shkollave në vend”, thuhet më tej në njoftim.

The post Tiranë, nesër fillon festivali ‘Idetë Rinore 2016’ appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img