29,04,2024

Burrel, makina aksidenton për vdekje këmbësorin

Must Read

Sipas policisë viktima është shtetasi Rifat Lika 70 vjeç i cili u përplas nga një mjet tip benz që drejtohej nga Kujtim Liksani 40 vjeç.

70-vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në policia dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Rreth orës 18:00; njoftohemi nga urgjenca e Spitalit të Burrelit, se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën shtetasi Rifat Lika, 70 vjeç, banues në qytetin Burrel, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 20.20 në spitalin e Burrelit, sepse sipër vendit të quajtur “Kryqëzimi i Daçit” në dalje të qytetit Burrel është përplasur nga një mjet Benz me targa AA 069 CO që drejtohej nga shtetasi Kujtim Liksani, 40 vjeç, banues në fshatin Komsi”, sqaron policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore dhe Grupi Hetimor, ku po kryhen veprimet proceduriale për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

The post Burrel, makina aksidenton për vdekje këmbësorin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img