19,04,2024

Tiranë, eksploziv poshtë makinës së emigrantit, shoqërohet parukierja e lagjes

Must Read

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhin e banesës së shtetasit me iniciale G.Sh., 37 vjeç, banues në Itali.

Tritoli ishte vendosur poshtë derës së pasme të pasagjerit dhe si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme të vogla materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit dhe të shasisë së automjeti tip “Audi”.

Lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje, policia po heton në dy pista. Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një lidhje e prishur dashurie mes emigrantit dhe një vajze banuese në zonë.

Ajo mësohet se ka një parukeri në zonën ku ndodhi ngjarja, e cila është shoqëruar nga policia. Gjatë marrjes në pyetje, ajo mohoi të ketë gisht në ngjarje dhe më pas u la e lirë.

Pista e dytë e hetimeve ka të bëjë me konflikte të mundshme të pronarit të makinës që iu vendos tritol. Nga shpërthimi, pati dëme të vogla materiale. Nisur nga sasia e vogël, dyshimet janë se shpërthimi mund të ketë qenë një paralajmërim.

The post Tiranë, eksploziv poshtë makinës së emigrantit, shoqërohet parukierja e lagjes appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img