25,04,2024

Thaçi: Gjenocidi në Srebrenicë tronditës edhe sot

Must Read

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka kujtuar 11 korrikun, Ditën e masakrës së Srebrenicës.

“Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Më 11 korrik e kujtojmë me dhimbje të thellë gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Tmerret e 11, 12 e 13 korrikut të vitit 1995 na tronditin edhe sot. Më e rëndë është për familjarët e viktimave që ende, çdo vit, marrin në arkivole eshtrat e bijve, burrave, vëllezërve dhe etërve të tyre.

Në ditët si kjo duhet të kujtojmë se sa e rëndësishme është të ruajmë dhe të forcojmë paqen në rajonin tonë.

E kaluara dëshmoi se sa të rrezikshme janë ideologjitë ekstreme nacionaliste, ideologjitë që përjashtojnë të tjerët, për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo të atyre që i takojnë çfarëdo komuniteti tjetër

E kaluara dëshmoi se sa të rrezikshme janë ideologjitë ekstreme nacionaliste, ideologjitë që përjashtojnë të tjerët, për shkak të përkatësisë etnike, fetare apo të atyre që i takojnë çfarëdo komuniteti tjetër.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img