19,04,2024

Të burgosurit e Kumanovës akuzojnë policinë maqedonase për tortura

Must Read
Kumanova, pas  përleshjes si vitit 2015

Të afërmit e shqiptarëve etnikë që mbahen në burgjet e Maqedonisë në lidhje me shkëmbimin e zjarrit të përgjakshëm në Kumanovë një vit më parë janë duke u kërkuar diplomatëve dhe organizatave të huaja të mbështesin pretendimin e tyre se të burgosurit janë torturuar .

Familjet të premten do t’i kërkojnë Ministrisë së Jashtme të Kosovës t’i kërkojë kolegëve të tyre maqedonas të lejojnë hyrjen e ekspertëve në tre burgje ku po mbahen shqiptarët.

Një peticion i shpërndarë nga shtypi shqiptar maqedonas të mërkurën do t’i dërgohet organeve ndërkombëtare në Shkup, si zyrës së OSBE, Ambasadës Amerikane dhe Kryqit të Kuq.

Dashurie Sefa, një nga pesë anëtaret e “Këshillit të Kumanovës”, që përfaqëson familjet e të burgosurve, i tha BIRN se ajo shkoi të vizitonte burrin, Genci Sefën në paraburgimin e Shutkës të mërkurën dhe e gjeti atë në gjendje të mjeruar.

“Ai më tha se [të burgosurit e çështjes së Kumanovës] ishin rrahur dhe abuzuar ndërsa transportoheshin nga burgu në gjykatën e Shkupit për gjyqin e 21 prillit”, tha Sefa, që jeton në Ferizaj.

“Ai tha se i torturuan në makinat e policisë dhe në bodrumet e gjykatës sepse nuk kishte kamera sigurie,” tha ajo.

“Nuk mund ta tolerojmë këtë situatë më gjatë dhe po i kërkojmë Kosovës të ndërhyjë, teksa kërkojmë ndihmë edhe nga organet ndërkombëtare,” vazhdoi ajo.

Nëntë kosovarë ishin mes 22 personave që u vranë në përplasjen e armatosur të Kumanovës në veri të Maqedonisë një vit më parë mes të dyshuarve si terroristë dhe policisë maqedonase.

Policia maqedonase më pas burgosi 29 njerëz në lidhje me sulmin, 21 prej të cilëve janë shqiptarë të Kosovës.

Në një letër të shpërndarë për median të mërkurën, familjet e të burgosurve pretendojnë se torturat ndaj të afërmve të tyre ishin të rënda dhe vazhduan për rreth një vit.

“Torturat fizike dhe psikologjike ndaj të burgosurve të çështjes së Kumanovës vazhdojnë edhe pas një viti në bodrumet e gjykatave. Ky fakt është konfirmuar nga avokatët pas seancës së fundit gjyqësore të 21 prillit, ku më të dëmtuarit ishin Enver Hoxha Klein, Genc Sefa, Bajram Elshani, Rufki Dogani,” tha letra.

“Ata i kanë treguar familjeve të tyre gjatë vizitave të burgut detajet e torturave që të tingëllojë si filma frikshëm horror,” vazhdoi letra.

Në letër po ashtu thuhej se një nga të burgosurit, Enver Hoxha Klein, më 21 prill kishte filluar një grevë urie në burg e Shutkës.

Një nga avokatët mbrojtës të të ndaluarve të Kumanovës, Naser Raufi, citohet të ketë thënë se ai do të padiste policinë që besohet se ka rrahur anëtarët e grupit, ndërsa i shoqëronte ata në gjykatë.

Lidija Gavrilova, kreu i Drejtorisë për Sanksione, e cila drejton burgjet maqedonase, nuk pranoi të komentojë. “Unë nuk jam e autorizuar të japë asnjë deklaratë për çështje të tilla,” tha ajo.

Partitë etnike shqiptare në Maqedoni po organizojnë një protestë më 9 maj në Kumanovë për të shënuar përvjetorin e ngjarjeve që sollën vdekjen e 14 civilëve dhe tetë policëve.

Shkaqet e vërteta të ngjarjes së përgjakur mbeten të paqarta por partitë etnike shqiptare dhe ato të opozitës pretendojnë se ishte një inskenim politik për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga trazirat politike të vendit.

The post Të burgosurit e Kumanovës akuzojnë policinë maqedonase për tortura appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img