26,04,2024

Super Kampionja Alma Loku

Must Read

Alma Loki, nga Klubi Karatesë Moderne Kastrioti në Ferizaj,është një karateiste e cila ka thye të gjitha rekordet e medaljeve. Vetëm në vitin 2016  ajo në thesarin e saj ka mbledhur gjithsejtë 30 medalje nga garat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe atë:
24 medalje të arta
3 të argjendta dhe
3 të bronzta
Rezultatet e saj:

  • Kampione Botërore në kategorinë kumite U12 – në Umag të Kroacisë
  • Nënkampione e dyfishtë  kata&kumite nga Turneu Marmara Cup në Stamboll (gara më e fortë në mes dy kontinenteve Evropë -Azi).
  • Kampione e dyfishtë e Kosovës kata & kumite
  • Kampione e dyfishtë Mbarëkombëtare kata & kumite
  • Kampione e dyfishtë e të gjitha garave dhe turneve të karatesë në rajon

Ajo,është shumë e vendosur kur dëshiron të arrij suksesin, në moshën e saj në rajon nuk ka ende karateiste që zotëron më shumë teknika të katave se sa ajo, gjithnjë falë bagazhit  të bujshëm dhe njohurive të mëdha të kësaj lëmie të trajnerit të saj.

Ajo,zotëron tani me përpikëri 7 kata mjeshtërore dhe 5 kata shkollore,por oreksi i saj për të mësuar kata të reja nuk përfundon me kaq,dhe tani është në mësim e sipër edhe të dy kata-ve të reja mjeshtërore, me të cilat do të garoj në garat e ardhme në vitin 2017.
Asaj i duhet mbështetje institucionale pavarësisht moshës së re,si një nga SHPRESAT e ardhme OLIMPIKE të qytetit dhe shtetit tonë,sepse  ajo e ka talentin,kapacitetin dhe gatishmërinë për të dëshmuar suksese kulminante.

1-120420238 17-120420243 12-120420241 19-120420244

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img