27,04,2024

Albin Osmani shpallet sportist i vitit 2023 në Ferizaj

Must Read

Në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu”, sonte është bërë zgjedhja e sportistit për vitin 2023.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani,drejtori i Urbanizmit Arbër Bytyqi, zyrtarë komunal si dhe klubet sportive.

Kjo ngjarje vijoi me ndarjen e mirënjohjeve, medaljeve dhe kupave për sportistët më të mirë dhe kontribut dhënësit në sportin ferizajas gjatë vitit 2023.

Sportist i vitit 2023 u zgjodh Albin Osmani- bovlling. Albini është marrë më një sport që në Kosovë është sport i ri, e që disa vite me radhe mbrojti ngjyrat e klubit të vetë dhe solli medalje kampionale komunës tone, prandaj ky garues ka arritur që ta përfaqësoj Kosovën edhe ne Kampionatin Mesdhetar, e cila me plote merite u rreshtua në vendin e III-të. Albini për herë të parë solli medaljen e parë mesdhetare shteti të Kosovës, por edhe komunës së Ferizajt.

Me mirënjohje post-mortum u nderuan Nazmi Hyseni dhe Bardhyl Haliti, ndërsa këshilli ka vendosur që me mirënjohje të nderojë edhe sportistet veteran të cilët edhe pse në moshë, kanë lënë gjurmë të thella në sportin Kosovar.

Me mirënjohje jetësore në sport u nderuan: Hysen Gurgurovci, Mehmet Sahiti si dhe Xhevat Xhemajli.

Në ceremoninë e shpalljes së sportistëve të vitit, janë shpërblyer edhe klubet sportive të personave me aftësi të kufizuara. Shoqata e të verbërve, shoqata “Hendikos”, shoqata “Hendifer” si dhe shoqata “Handicap Kosova”.

Poashtu në këtë manifestim është bërë edhe ndarja e çmimit special, ku ky çmim i takoi klubin e futbollit “Dinamo”, që është nënkampion i ligës së dytë të Kosovës, pozitë që i’a siguroi hyrjen në ligën e parë të Kosovës grupi A, është kampion vjeshtor në ligën e pare dhe pretendent kryesor për të hyrë në superligë.

Trajner i vitit 2023 është Burim Çerkini nga klubi futbollistik “Dinamo”, ndërsa punëtori sportiv i vitit 2023 u shpall Halil Mahalla nga klubi i karatesë “Kastrioti”.

Gazetarja e sportit për vitin 2023 u zgjodh Qliresa Hasani, e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin dhe përcjelljen e ngjarjeve sportive gjatë një viti.

Çmimi i mjekut sportiv kësaj herë i takoi fizioterapeutit Shkumbin Rrahmani, referë të vitit 2023 u zgjodhën Qëndrim Vata dhe Festina Koxha, ndërsa pedagogu më mirë i vitit u zgjodh Arta Ramadani. Poashtu shoqata më e suksesshme për këtë vit u zgjodh Shoqata e pedagogëve të Kulturës Fizike.

Ekipa më ë mirë e vitit u zgjodh klubi i shahut “Ferizaj”, ndërkaq sportitë pioner të vitit 2023 u zgjodhe: Orik Jashari-futbollist, Bulëza Mahmuti-hendbolliste, Pëllumb Alija-karateist si dhe Olti Behluli-pingpongist. Ndërkaq më i miri prej pionierëve u zgjodh nga klubi i notit “Kastrioti” Shkëmb Reqica.

Çmime janë ndarë edhe për sportistet kadet të vitit 2023 e të cilët ishin: Amant Sejdiu-Pingpongist, Eljesa Salihu-xhudiste, Yll Mahalla-karateist, Oniks Grezda-futbollist. Por më i miri prej kadetve është zgjedhur Lijana Iseni-karateiste.

Poashtu u bë edhe zgjedhja e sportisteve junior për vitin 2023: Jetesa Baliu – Xhudiste, Aleja Veliu – Notuese, Ahmet Isufi – Shahist si dhe Loris Rexhepi – Automobilizëm. Por më i miri prej juniorëve është zgjedhur Lijana Iseni-karateiste.

Ndërkaq 10 sportistet senior të vitit 2023 janë këta:

Alma Loku – Karateiste

Edon Sadriu – Futbollist

Behije Mustafa – Karateiste

Butrint Bytyqi – Volejbollist

Yllka Jashari – Volejbolliste

Elbasan Thaci – Futbollist

Dardan Dugolli – Hendbollist

Blerton Nuha – Çiklist

Endrit Uruqi – Shahist

Shega Hashani – Pingpongiste

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img