18,04,2024

Strugë, mungon paralelja për fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta

Must Read
Strugë

Drejtori Aliu gjithashtu thotë se për të mos mbetur jashtë procesit arsimor, disa nga fëmijët përfshihen në arsimin e rregullt. Defektologu i vetëm Sonja Maxhoska vlerëson se të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta duhet të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Duke pasur parasysh problemet që kanë fëmijët me nevoja të veçanta do të jetë shumë më mirë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare, kryesisht për shkak të nevojave specifike që i kanë. Do apeloja tek prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta që të diagnostikojnë sëmundjen sa më herët, ta zbulojnë sa më herët problemin, si dhe të vizitojnë sa më shpejt komisionin për shpërndarje dhe kategorizim me qëllim të arsimimit sa më adekuat dhe rehabilitim të plotë”, tha Maxhoska.

Për të hapur një paralele të tillë kërkohet pëlqimi nga Ministria e Arsimit, gjë që deri më sot nuk është bërë, thonë nga komuna e Strugës. Po ashtu theksojnë se në Strugë ka nevojë të punësohen defektologë shqiptarë./alsatm

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ifycaxo6umY?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Strugë, mungon paralelja për fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img