20,04,2024

Skandal në Rinas, dy persona të pakontrolluar, arritën tek shkallët e avionit

Must Read
Rinas

Burime brenda Policisë tregojnë për “Panoramën” se para disa javësh, dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, arritën që të thyenin perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Personat në fjalë ishin në këmbë, pa automjet, por arritën që të kapërcenin rrethimin e pistët dhe të hynin në të.

Ata u konstatuan nga ICTS-ja, e cila patrullon dhe pistën. Dy personat arritën deri te shkallët a avionit, por u ndaluan pa hipur në të.

Gjatë seancës së marrjes në pyetje në Polici, dy personat dolën me një arsye disi të dyshimtë. Ata thanë se nuk kishin para të blinin biletë dhe se hynë në pistë për të kapur një avion dhe për të dalë jashtë vendit.

Kjo ngjarje nuk është bërë e ditur më parë dhe zbulohet nga “Panorama” vetëm pak ditë pas grabitjes spektakolare.

Nga kontrolli fizik, ushtruar dy personave në fjalë, nuk u gjet asnjë objekt i paligjshëm.

The post Skandal në Rinas, dy persona të pakontrolluar, arritën tek shkallët e avionit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img