12,07,2025

Maqedoni, kapen 73 emigrantë ilegalë në një kamion

Must Read

73 emigrantë ilegalë janë zbuluar nga Policia e Maqedonisë, gjatë një kontrolli rutinor të kryer mëngjesin e sotëm pranë kufirit të Maqedonisë me Serbinë.

Mësohet se klandestinët ishin me kombësi nga Siria, Afganistani, Bangladeshi dhe Pakistanit, raporton AP nga Shkupi. Policia maqedonase bën me dije se shumica e emigrantëve ishin gra dhe fëmijë.

Në pranga ka rënë shoferi i kamionit, një shtetas 35-vjeçar nga Maqedonia. Ky i fundit kishte kërkuar para nga klandestinët për t’i transportuar në anën tjetër të kufirit.

Maqedonia është destinacioni i parë i emigrantëve, të cilët e shohin shtetin fqinj si një portë hyrëse për në “tokën e premtuar”, që janë vendet e Evropës Perëndimore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img