28,03,2024

S’ka më ujëra të zeza në bregdetin shqiptar

Must Read

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor do të nisë kontrollet si për subjektet e përhershme, por dhe ato që ushtrojnë aktivitetin vetëm gjatë sezonit të verës, duke i detyruar që të ndërtojnë gropa septike, të cilat të zbrazen minimalisht një herë në muaj.

Për këtë do të duhet të deklarojnë madje edhe faturën që e kanë marrë këtë shërbim, por nga ana  tjetër do të bëhet verifikimi i dokumentacionit edhe për subjektin që e ka ofruar këtë shërbim.

Derdhja e ujërave të zeza në det ka qenë një problem shqetësues në të gjitha sezonet turistike të kaluara. Edhe ato subjekte që e kanë zgjidhur çështjen e ujërave të zeza me gropa septike, nuk i zbrazin ato në mënyrë periodike, ose kanë krijuar lidhje tubacionesh të dyfishta, duke shkarkuar një pjesë të tyre në det.

The post S’ka më ujëra të zeza në bregdetin shqiptar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img