29,04,2024

Reforma, PD-ja nesër voton “pro” në parim

Must Read

Por vota “pro” në parim e demokratëve, në mbledhjen e së hënës në Komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi, nuk do të thotë që opozita nuk ka vërejtje për draftin e prezantuar nga ambasadorët.

Të njëjtat burime konfirmuan se, opozita sheh si të plotësuara disa nga kërkesat e saj, që zbehin ndikimin dhe kapjen politike të sistemit të drejtësisë, apo që rrezikojnë funksionimin e insitucioneve të reja.

Qëndrimin e saj zyrtar, Partia Demokratike pritet ta bëjë publik disa orë më vonë nëpërmjet një dokumenti, ku do të shpjegojë me detaje se çfarë është pranuar prej kërkesave të saj dhe çfarë nuk shkon në draftin me ndryshimet kushtetuese.

Një prej çështjeve politike ende të pazgjidhura është ajo se, me çfarë shumice zgjidhen disa prej anëtarëve në institucionet e reja kyçe, që krijohen në sistemin e drejtësisë.

The post Reforma, PD-ja nesër voton “pro” në parim appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img