29,03,2024

Simptomat e kancerit të qafës së mitrës

Must Read

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor malinj i cili ndodh kur qelizat e qafës së mitrës fillojnë të rriten në mënyre jo normale dhe të pakontrolluar. Kanceri i qafës së mitrës zakonisht nuk shkakton simptoma të dukshme në fazat e hershme të sëmundjes. Kontrolli rutinor nëpërmjet Pap – testit është i rëndësishëm për të kontrolluar qelizat anormale në qafën e mitrës, kështu që ato mund të monitorohen dhe trajtohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Shumica e grave këshillohen të bëjnë një Pap-test duke filluar nga mosha 21 vjeç.

Pap – testi është një nga metodat më të besueshme dhe më efektive të zbulimit të kancerit, dhe gratë duhet të bëjnë testime vjetore tek gjinekologu. Sidoqoftë, Pap testi mund të mos vërejë disa raste të qelizave anormale në qafën e mitrës. Testi HPV ekranon gratë për llojet HPV me rrezik të lartë që mund të çojnë në tumore të qafës së mitrës.

Megjithëse metodat e depistimit nuk janë 100 për qind të sakta, këto teste shpesh janë një metodë efektive për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës në fazat e hershme kur është ende shumë i shërueshëm. Flisni me mjekun tuaj se cili lloj i depistimit të kancerit të qafës së mitrës është i përshtatshëm për ju.

Ka filluar herët aktivitetin seksual

Ka partnerë seksual të shumtë

Ka një infeksion nga virusi i papilomës njerezore-HPV

Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm përfshi HIV/AIDS

Nëna, motra apo gjyshja e tyre ka patur kancer të qafës së mitrës

Ka patur shtatzëni të shumta

Ka imunitet të ulët

Ka përdorur kontraceptivë për një kohë të gjatë

Duhani, alkoli, jeta jo e rregullt, pagjumesia dhe dietat kane nje rol negative ne zhvillimn e tij.

Simptomat e zakonshme të një tumori që zhvillohet në qafën e mitrës mund të përfshijnë:

gjakderdhje vaginale, përfshirë gjakderdhje ndërmjet ciklit menstrual, pas marrëdhënies seksuale

ose gjakderdhje pas menopauzës; shkarkim i pazakontë vaginal, i cili mund të jetë i holluar me ujë, rozë ose me erë të keqe; dhimbje të pelvikut.

Të gjitha këto simptoma të kancerit të qafës së mitrës duhet të diskutohen me mjekun tuaj.

Kanceri i qafës së mitrës mund të përhapet (metastazojë) brenda legenit, në nyjet limfatike ose të formojë tumore diku tjetër në trup. Shenjat e kancerit të qafës së mitrës të përparuar përfshijnë:

Humbje peshe

Lodhja

Dhimbje shpine

Dhimbje në këmbë ose ënjtje

Rrjedhja e urinës ose feces nga vagina

Frakturat e kockave

Zbulimi i hershëm përmirëson shumë shanset për trajtim të suksesshëm të para-kancerit dhe kancerit. Të qenit i vetëdijshëm për ndonjë shenjë dhe simptomë të kancerit të qafës së mitrës gjithashtu mund të ndihmojë në shmangien e vonesave në diagnozë. Prandaj, ju lutem lexoni me kujdes shenjat e lartë përmendura dhe nëse endoni se keni ndonjërën nga këto simptome konsultohuni menjëherë me mjekun tuaj.

ECMI Kosovo realizon projektin 18 muajsh CARES – Cross-border Actions in the Reproductive Health Sector / “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues CARES” qëllimet kryesore të këtij projekti përfshijnë prokurimin e pajisjeve për qendrat shëndetësore, organizimin e fushatave promovuese për parandalimin e kancerit, ngritjën e vëtëdijes për rëndësinë e kontrollave rutinore, publikime të ndryshme mbi shëndetin riprodhues, konferencë ndërkufitare etj. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, dhë në Mal të Zi është bashkëfinancues Ministria e Administratës Publike. Ky projekt zbatohet nga FORS Montenegro së bashku me Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova). Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Andrijevica, Berane, Bijelo Polje, Gusinje, Petnjica, Plav, Kolasin Mojkovac dhe Rozhaj në Mal të Zi dhe komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhë Gjakovë në Kosovë. Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian. Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img