29,04,2024

Aliu: Bashkimi i qytetit po bëhet (Foto)

Must Read

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se ka mbetur edhe 30 përqind e punëve të kryeveprës infrastrukturore “Bashkimi i Qytetit”, hallkë kjo më e madhja e më me peshë në zinxhirin e gjatë të transformimit infrastrukturor që po bëjnë çdo ditë të punës përgjatë gjithë qytetit e fshatrave.

“Ditë pas dite, në 30% e mbetur të punëve po ngritet mu në zemrën e Ferizajt, kryevepra infrastrukturore “Bashkimi i Qytetit”, hallkë kjo më e madhja e më me peshë në zinxhirin e gjatë të transformimit infrastrukturor që po bëjmë çdo ditë të punës sonë, përgjatë gjithë trupit të qytetit e fshatrave. Pamje nga puna pa pushim, në kantierin që me çdo goditje gozhde po e bën më të afërt e të prekshëm transformimin, identitetin e ri të Ferizajt, që më shumë se gjithçka e meriton Ferizaj e ferizajasit”, ka shkruar ai në Facebook

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img