03,07,2025

Dr. Agim Bytyqi hapi ekspozitën unike me fotografi e dokumente të shëndetësisë ferizajase

Must Read

Sonte, në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në kuadër të aktiviteteve të Javës së shëndetësisë ferizajase, në mesin e punonjësve të shumë shëndetësor, mjekëve të mirënjohur ferizajas, u hap ekspozita unike me fotografi e dokumente nga Dr. Agim Bytyqi, aktivitet ky në kuadër të ngjarjeve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt.

Kjo ekspozitë u hap me fjalën e drejtorit të DSHMS-së, Dr. Kemajl Emini i cili falënderoi punonjësit shëndetësor për kontributin ndër vite. Gjithashtu me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, i cili përveç falënderimit për kontributin e punonjësve shëndetësor, vuri theksin tek kontributi i mantelbardhëve para luftës dhe gjatë luftës së UÇK-së, çka e bën të jashtëzakonshëm kontributin e mantelbardhëve në luftën tonë për çlirim.

Me fjalë rasti, të pranishmëve iu drejtua edhe autori i ekspozitës, Dr. Agim Bytyqi, i cili shpjegoi rëndësinë e dokumentimit të të kaluarës sonë me faktografinë në fushën e shëndetësisë, gjersa profesori i historisë, Ramadan Ramadani, tha se një përmbledhje faktografike është edhe vepra monografike kushtuar shëndetësisë ferizajase, ku është bashkautorë me Dr. Agim Bytyqin, e që si përmbledhje, t’i shërbej në të ardhmen hulumtuesve të rinj në këtë lëmi.

Në këtë ngjarje, mirënjohje u ndanë për punonjësit shëndetësor që nuk janë në mesin e të gjallëve, gjersa ekspozita që pati interesim nga të pranishmit u mbyll me koktej rasti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img