Uncategorized

Shqiptarët kanë përparësi të ardhurat, jo shëndetin


Publikuar më:


Në sitën e analizës me të anketuar në mbi 180 shtete, rezultojnë 11 tema të konsideruara më thelbësore, në fushën e kushteve të jetesës dhe cilësisë së saj, shkruan Shekulli.

Temat janë: siguria, shtëpia, puna, të ardhurat, balanca jetë-punë, kënaqësia nga jeta, shëndeti, edukimi, qeverisja, komuniteti dhe mjedisi.

Nga harta interaktive e krijuar nga movehub.com, vihet re se në Evropë: Britaninë e Madhe, Suedi, Gjermani, Finlandë dhe Polonia zgjedhin kënaqësitë nga jeta si prioritet, ndërsa në shtete si Rusi, Norvegji, Islandë, Francë dhe Austri vlerësojnë shëndetin.

Qipro ishte i vetmi shtet në Evropë që njerëzit zgjedhin balancën jetë-punë, si prioritetin e tyre më të lartë dhe vetëm Ukraina dhe Shqipëria vlerësojnë të ardhurat. Pjesa tjetër e vendeve ballkanike konsiderojnë prioritet shëndetin.

Ndërsa në SHBA, prioritet konsiderohet kënaqësia nga jeta, shëndeti dhe mjedisi. Tjetër panoramë vihet re nga Amerika e Jugut, në të cilën çështjet që shqetësojnë më tepër janë edukimi, siguria, shtëpia dhe kënaqësia nga jeta.

 

The post Shqiptarët kanë përparësi të ardhurat, jo shëndetin appeared first on Lajminet.

Comments
To Top