26,04,2024

PDK: A po bënë lojë kryetari Svarqa edhe me varrezat e qytetit?

Must Read

Ferizaj– Zyrtarë të degës së PDK-së në Ferizaj kanë akuzuar sot kreun e komunës për çështjen e varrezave të qytetit dhe trajtimin që po i bëhet kësaj çështjeje.

Nënkryetari i degës, Lulzim Aliu ka thënë se kryetari Svarqa po bën lojë edhe me çështjen e varrezave, pasi nuk po i qaset zgjidhjes së problemit rëndues në thelb, por po bën zgjidhje afatshkurtëra duke manipuluar me kuvendin, opinionin dhe duke dëmtuar buxhetin komunal. Aliu ka përkujtuar se realizimi i projektit të varrezave para dy vitesh në fshatin Balaj është i pamundur, jo për fajin e banorëve, por që hapësira i takon Ekonomisë Pyjore dhe jo komunës.
“Për t’u realizuar ky projekt, duhet që të ekzistojë një marrëveshje në mes pronarit dhe komunës, dmth në mes Ekonomisë Pyjore dhe Komunës. Kjo pronë ose duhet të falet, ose të blihet ose të këmbehet. Për cilëndo formë të marrjes së pronësisë mbi këtë hapësirë do të duhej të merrte vendim Kuvendi i Komunës. Kjo gjë nuk është bërë dhe as që është afër të bëhet. Si pasojë e kësaj pamundësie për t’u bërë varrezat në Balaj, kryetari Svarqa propozoi ndërsa Kuvendi vendosi që 30 ari tokë, pranë Universitetit të Ferizajt, pothuaj në qendër të qytetit, të ndahen po për këtë qëllim. Vlera e kësaj toke sillet prej 600 mijë deri 900 mijë euro. Komuna po e humb kot këtë pronë”, ka nënvizuar Aliu.
Sipas tij, për këtë duhet të mbajë përgjegjësi kryetari i Komunës sepse kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e keqmenaxhimit të tij, pasojë e injorimit të fakteve dhe pasojë e veprimit me inat. Kjo parcelë do të mbushet brenda vitit dhe ne do të kemi të njëjtin problem edhe më tej, ndërsa kësaj mund t’i shtohet dëmi dhe shpenzimet qindra mijëra euro nga buxheti, për hapjen e rrugës nga fshati Lloshkobare deri tek parcela e Ekonomisë së Pyjeve.
Nënkryetari i PDK-së është angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi, përmes këmbimit të pronës me ata që janë të interesuar për një gjë të tillë.
“Për të është i njohur fakti se pronari i një toke në fshatin Varosh, me sipërfaqe 50 hektarësh, që është një vend ideal për varreza, në afërsi të qytetit e me infrastrukturë të nevojshme, ka qenë i interesuar për këmbim pronash me komunën, në kohën sa ka qeverisë PDK-ja.
Edhe në kohën sa ka qeverisë LDK-ja, para vitit 2007, kjo parcelë është planifikuar për varreza të qytetit. Në anën tjetër, komuna ka prona në qytet, të cilat do të përmbushnin interesat e dyanshme, për t’i hyrë këtij këmbimi. Por Kryetari Svarqa, i ndikuar nga partnerët e koalicionit, me inat e për inat, çdo iniciativë të mëhershme e anuluan posa e morën pushtetin në dhjetor 2013. Dhe kjo po na kushton shumë, materialisht e moralisht”, ka thënë Aliu.
Zyrtari i PDK-së është shprehur se nëse nuk ndërpritet kjo lojë veprimesh e deklarimesh dhe nëse nuk ndërmerren hapa konkret e të realizueshme, siç u propozuan, nuk do të dihet se kur do të përfundojë odisejadë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i komunës së Ferizajt Naim Ferati tha se me këtë çështje, po bënë lojë vet PDK-ja dhe jo pushteti lokal. Ferati tha se toka e ndarë për varreza në fshatin Balaj së shpejti do të jetë e shfrytëzueshme për varreza të qytetit, ndërkaq procedurat për marrjen e kësaj parcele nga ekonomia e pyjeve, janë në përfundim.
“ Ky shqetësim për këtë pjesë të pronës, nuk është shqetësim i banorëve, por është shqetësim i disa individëve dhe atë pikërisht të partisë opozitare. Ne kemi bërë kërkesë në AKP që të stopohen nga privatizimi rreth 100 hektarë në këtë vend dhe kjo tash është stopuar dhe tash janë gati të gjitha procedurat që kjo parcelë të figuroj në emër të komunës.Kjo nuk qëndron në bazë të asaj që sot ka thënë opozita, për arsye se parcela e ndarë në rrugën “Rexhep Bislimi” afër varrezës aktuale, është parë e arsyeshme të ndodh nga qeverisja lokale, pasi që është emergjente që qytetarët mos të kenë shqetësim se ku do t’i varrosin të afërmit e tyre, derisa në varrezat aktuale s’ka më vende për varre” tha Ferati.
Ferati tha se “Parcela e destinuar për varreza e cila është marrë nga Kuvendi është në realizim të projektit dhe brenda pak muajsh do të përfundohet projekti i cili është i pari në Kosovë ,ku në një parcelë të gjitha komunitetet fetare do të zgjidhin çështjen e varrimit e ku për herë të parë është menduar edhe zgjidhja e problemit të atyre të cilët nuk i takojnë asnjë komuniteti fetar”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img