26,04,2024

Sherr në Këshillin e Gjirokastrës: Të bëra kryetar KSH-je ty mizerje (Video)

Must Read

Ai tha se këtë gjë e kundërshtojnë dhe shumë anëtarë të majtë, por nuk kanë gojë të flasin pasi janë “sahanlëpirës”. Për qetësimin e gjakrave ndërhyri kreu i Partisë Demokratike, dega Gjirokastër, Roland Bejko. Por debati i ashpër mes kushërinjve, që ndajnë bindje të ndryshme politike, vazhdoi edhe jashtë sallës së mbledhjes ku fyerjet kanë qenë edhe më të ashpra.

Ja debati i tyre:

Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësit. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.

Karalli: Kujt s’ia mban more?

Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.

Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!

Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!

Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.

Brahimi: Qelbanik m*ti!

Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço , o palacoja i m*tit sahanlëpirës.

Bejko: O Petro, po rri tani!

Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?

Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.

Brahimi: Ti pse s’i fole?

Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!

Brahimi: Më shau

Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp.

//

The post Sherr në Këshillin e Gjirokastrës: Të bëra kryetar KSH-je ty mizerje (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img