26,04,2024

Serbi: Arrestohen 49 zyrtarë për korrupsion, dëmtuan buxhetin për 7.6 milionë euro

Must Read

Sipas ministrit, të arrestuarit dyshohen për korrupsion dhe për abuzim me postet zyrtare, dhe janë arrestuar nga një operacion policor i quajtur “Skener 2”.

Stefanoviq ka thënë se Policia ka kryer arrestimet në bazë të aktakuzës ndaj 25 personave me procedurë të rregullt.

“Që të gjithë këta persona kanë kryer akte kriminale që nga viti 2007, duke dëmtuar buxhetin e Serbisë dhe krahinën autonome (Vojvodinën), si dhe dhjetëra biznese dhe subjekte private në vlerë prej 7.6 milionë eurove”, ka thënë ai.

Ministri serb ka thënë se të arrestuarit janë punonjës të Ministrisë së Financave të Serbisë, të Administratës Tatimore, të ish-Ministrisë për Mbrojtjen e Ambientit. Po ashtu, ka thënë ai, të arrestuar ka edhe prej zyrtarëve lokalë nga kompanitë publike, përfshirë Rrugët e Serbisë, nga kompani energjetike EPS, Elektrokosmet, Posta e Serb isë, si dhe 12 policë trafiku.

“Ky është edhe një indikator se Policia nuk do të pushojë së kryeri punën e saj, së bashku me prokurorët. Ne do të dëshmojmë se Serbia është tërësisht serioze, e ndershme dhe – një shtet”, ka theksuar Stefanoviq.

The post Serbi: Arrestohen 49 zyrtarë për korrupsion, dëmtuan buxhetin për 7.6 milionë euro appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img