16,04,2024

Sa shumë ujë duhet të pini për të humbur peshë

Must Read

A ndiheni sikurse keni provuar çdo gjë të mundshme për të humbur peshë?

Humbja e peshës është kryesisht matematikë e thjeshtë – duhet të digjni më shumë kalori sesa që i konsumoni.

Por, ndonjëherë jeta ju pengon ta bëni këtë dhe prapë filloni të shtoni peshë.

Përveç pamjes fizike, mbipesha ndikon edhe në shëndetin e njeriut ku, në mes tjerash, i rritë edhe rreziqet e sëmundjeve të zemrës.

Prandaj është e mirë t’i dini ndryshimet e thjeshta që duhet bërë për të humbur peshë – e një prej tyre është krejtësisht falas!

Shumë studime kanë dëshmuar se konsumimi i ujit ndihmon në humbjen e peshës.

Një studim ka treguar se konsumimi i 0.5 litrave ujë e rritë shpenzimin e energjisë gjatë kohës kur jeni duke pushuar deri në 30% brenda 10 minutave që keni pirë, e kjo zgjatë krejtësisht 60 minuta.

Një tjetër studim kishte dëshmuar se femrat mbipeshë që e rrisin sasinë e ujit që e konsumojnë për mbi 1 litër humbin peshë.

Përgjatë një viti, ato kishin humbur 2-3 kilogramë ekstra pa bërë ndryshime tjera në stil të jetesës.

Ekspertët thonë se rezultatet janë më të theksuara kur pini ujë të ftohët, pasi që trupi përdor ekstra kalori për ta ngrohur ujin në nivel me temperaturën e trupit.

Për rezultate optimale, ekspertët rekomandojnë që t’i pini 8 gota ujë në ditë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img