30,04,2024

Paraburgim për të kërkuarin nga Interpoli për dhunim, narkotik dhe arratisje nga burgu

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj –  Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit  G.S shtetas i Republikës së Maqedonisë, pas shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet arresti ndërkombëtar ë lëshuar nga autoritetet e Republikës së Zvicrës – kërkesë e Interpolit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale posedim i narkotikëve, dhunimi dhe arratisje nga burgu sipas neneve 190, 189 dhe 200 të Kodit Penal të Zvicrës, të parapara edhe me atë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe Marrëveshjes mbi Ekstradimin të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img