26,04,2024

Rriten pensionet, ja kush do të përfitojë nga 844 lekë deri në 5 mijë lekë

Must Read
Pensionistet

Rritja e miratuar nga Qeveria nuk është fikse, por varion nga 844 lekë deri në 5 mijë lekë për kategori të caktuara, siç janë ish-ushtarakët. Në tabela paraqiten të detajuara shtesat për secilin pensionist që i është lidhur pensioni në harkun kohor nga viti ‘93 deri në mars të ‘96. Secili mund të verifikojë vetë rritjen që përfiton pas hyrjes në fuqi të vendimit. Si tregues për këtë shërben vetëm viti i daljes në pension, si dhe masa e përfitimit që është përllogaritur asokohe.  Për ta bërë më të thjeshtë, dikush që ka dalë në pension në vitin 1996 me një pagesë fillestare 3200 lekë duke nisur nga ky fundmuaji do të marrë 14 616 lekë. Ndërkohë për dikë tjetër që i është lidhur pensioni në vlerën 5200 lekëve, masa e përfitimit do të jetë më e lartë, duke shkuar në 22 746 lekë.

Referuar tabelës e cila është shkruar në “Panorama”,  pragu minimal i përfitimit për të gjitha kategoritë është 14.085 lekë, ndërsa ai maksimal 23.640 lekë. Pjesa më e madhe e atyre që preken janë nga radhët e atyre që kanë dalë në pension pleqërie. Ndërkohë, krahas tyre janë përfshirë edhe disa kategori të veçanta, siç janë arsimtarët, minatorët dhe ish-ushtarakët. Për këto të fundit rritja është më e madhe dhe varion nga 4 mijë deri në 5 lekë në muaj. Vlen të qartësohet se nga ana e pensionistëve nuk do të jetë e nevojshme që të dorëzojnë dokumente të tjera shtesë.

The post Rriten pensionet, ja kush do të përfitojë nga 844 lekë deri në 5 mijë lekë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img