Kultura-Arti

Rrëfimi ekskluziv i Shyhrete Behlulit pasi u bë gjyshe: Nipi nuk dua që të ekspozohet, kam frik nga mësyfshi (FOTO)


Shyhrete Behluli, të mërkuren e 16 gushtit është bërë gjyshe e shtëpisë pasi që Kushtrimi dhe Learta janë bërë prindër për herë të parë

Ajo në një prononcim për Gazetën Express, ka treguar ndjenjën e të qenit gjyshe.

‘Definitivisht është ndjenjë shumë veçantë me u bo gjyshe. Po ndihem jashtëzakonisht e lumtur. Po e ndij mungesën e tij masi spo muna me prek me dorë, pasi që ai ndodhet në Gjermani me prindërit e unë jam në Kosovë. Faleminderit Zotit, nusja dhe djali janë në gjendje shumë të mirë’ ka thënë Shyhretja për Gazetën Express.

Ndërkaq kur është pyetur se kur do të kthehën Learta Kushtrimi e djali, ajo ka thënë se së shpejti pasi që duhet t’i kryejnë disa procedura për fëmijën.

Ndër të tjera gjatë bisedës këngëtarja ka treguar se Learta ka vendosur të lindë në Gjermani për shkak se ajo e ka nënshtetësinë e këtij shteti.

‘Po masi e ka Learta nënshtetësinë e Gjermanisë, pse mos me pas edhe djali’, ka shtuar këngëtarja.

Ajo që iu ka interesuar të gjithëve është se ia kanë ven emrin djalit

‘As unë nuk e di emrin e djalit beso, edhe pse i kam thënë Leartës e Kushtrimit tregone emrin definitiv se më lodhën tu m ‘thirr. Emrin msheft nuk mahet, unë nashta bebën skom qef me ekspozu se po tutna po i bin mësysh. ’, ka thënë ndër të tjera Shyhretja për Express.

Rikujtojmë se Learta dhe Kushtrimi mbetën çifti më i komentuar nga mediat rozë.

To Top