Show Biz

Reagime dhe kundër-reagime mes artistëve të njohur. Labi , Blero dhe Getinjo


Publikuar më:


“Le t’kallet bota” është projekti i përbashkët i tre artistëve të njohur, Labinot Tahirit, Blero Muharremit dhe Getinjos që erdhi vetëm si audio në korrik të vitit 2013.
Megjithë këtë u dëgjua dhe u pëlqye shumë nga fansat e tyre, ani pse ishte paraparë t’i realizohej edhe klipi.
Edhe pas kaq vitesh, klipi i këngës nuk u prodhua asnjëherë për shkak të konflikteve të brendshme që i kishin artistët mes vete, e që u bënë të ditura tek mbrëmë.


Ishte Labi ai që dha versionin e tij se pse nuk u realizua klipi, e që u bë ‘mollë sherri’ mes artistëve.


Bleros iu kundërpërgjigj Getinjo përmes dy video-storieve, në të fundit dëgjohet duke thënë: “Thirrnum bre, se ja u dho naj tekst prej shpisë”.
Pastaj përmes një storie tjetër reperi ferizajas i dha të drejtë Labit.


Artistit iu kundërpërgjigj Blero përmes një storie tjetër. Mes rreshtash i tha se po ta dinte të vërtetën, nuk do ta kishte të njëjtin mendim për Labin, duke mos specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

To Top