26,04,2024

Rama: Vizita e Nuland, sinjal i fortë për reformën në drejtësi

Must Read
Edi Rama

Rama u shpreh se kjo tregon se çfarë rëndësia po i kushton SHBA reformës në drejtësi.

“Ardhja e zonjës hekur nga Washingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve, nëse nuk do të jetë në gjendje të kalojë reformë në drejtësi,” – u shpreh Kryeministri, ndërsa shtoi se “jemi në zhvillim të planit B që është ecja përpara me draftin në parlament. Ju po pyesni për C- në, por C-ja vjen pas B-së”, tha Rama.​

Kryeministri duke folur për mediat, u shpreh se edhe në këtë Samit, roli i Shqipërisë u vlerësua maksimalisht.

“Samitet e NATO-s kanë një karakteristikë që janë mbledhje të mëdha, por shumë konkrete, me objektiva të qartë, me vendime të qarta dhe me monitorim strikt të vendimeve të marra. Në këtë kuptim, ky ishte një samit me rëndësi për shumë tema, por mbi të gjitha ishte një samit ku roli i Shqipërisë së vogël u vlerësua maksimalisht e kjo më bën shumëkrenar”, deklaroi Rama.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img