20,04,2024

Rama shtron Iftar- Drejtësia, e vetmja rrugë e ndërtimit të një shteti solid

Must Read
Edi Rama

Duke uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit, Rama e ndali vëmendjen e tij tek drejtësia në vend, për të cilën, ai tha se është e vetmja rrugë e ndërtimit të një shtetit solid.

Sot, tha ai, s’jemi vetëm, pasi pavarësisht se si ka përfunduar ”martesa” e brishtë e Britanisë së Madhe me Bashkimin Evropian, për ne shqiptarët është fat i historisë të jemi sot bashkë me BE-në në rrugëtimin e mundimshëm për të ndërtuar një drejtësi të drejtë.

Sepse vijoi ai, për ne, për Shqipërinë rruga drejt BE-së nuk është rruga e një shteti solid siç ishte Britania e Madhe kur ju bashkua Evropës politike, por rruga e një populli që vetëm përmes drejtësisë mund të ndërtojë një shtet solid.

Më tej, Rama duke vënë theksin në faktin se sot drejtësia jepet ose si barrë ose si privilegj, shtoi se “në thelb ky është dallimi mes Shqipë risë që ne kemi sot dhe asaj që mund të kemi nesër falë rrugës së mundimshme, por të vetmes rrugë drejt BE-së”.

Dhe unë, e vijoi Rama fjalën hyj tek ata që besojnë sot se rruga në këtë rast është mishërimi i qëllimit tonë të madh për të patur edhe ne më në fund një shtet të vërtetë të së drejtës, pavarësisht si do të jetë fati i BE-së, çka nuk është në dorën tonë.

Sipas tij, beteja për drejtësi të paanshme dhe gjykatës të drejtë ja vlen të çohet deri në fund, cilado qoftë sakrifica.

Në darkën e sotme ishin të ftuar besimtarë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të tjera.

The post Rama shtron Iftar- Drejtësia, e vetmja rrugë e ndërtimit të një shteti solid appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img