26,04,2024

Rama: Pas reformës në drejtësi, Shqipëria gati për anëtarësim në BE

Must Read
Edi Rama beson në anëtarsim ne BE , ne  fund te ketij viti

Rama beson se një gjë e tillë mundë të ndodhë në fund të këtij viti. Ai në një intervistë për Tv5Monde, ka thënë se integrimi vendeve të Ballkanit është i nevojshëm

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, kriza e emigrantëve dhe frankofonia, ishin disa prej çështjeve për të cilat foli kryeministri Edi Rama në një intervistë për Tv5Monde.

“Shpresojmë që me reformën në drejtësi në këtë moment në Parlament, do të mund të prezantojmë kandidaturën tonë serioze për anëtarësim, në fund të këtij viti”, deklaroi Rama për Tv5Monde. Pas 10 vitesh reforma, kryeministri e konsideron Shqipërinë gati për t’u bërë pjesë e BE.

“Mendoj se kemi nevojë për një Europë më të fortë, që të jetë një bashkim shtetesh dhe njerëzish. Një Europë më të fortë politikisht, në çështjet e sigurisë, inteligjencës, në shërbime dhe gjithashtu edhe ekonomikisht”, ka deklaruar Rama, përcjell tvklan.

“Është i nevojshëm integrimin i vendeve të Ballkanit për më shumë siguri, për një mbrojtje të përbashkët”, thekson ndër të tjera shefi i qeverisë.

Sa i përket shqetësimit të krizës së emigrantëve në Europë, Edi Rama e konsideron Shqipërinë si, “jo të prekur drejtpërdrejt, por më shumë moralisht e psikologjikisht.

“BE nuk ka dhënë një përgjigje europiane për këtë krizë”, ka thënë Rama për Tv5Monde. Sa i përket frankofonisë, sipas kryeministrit ajo qëndron në zemër të këtij vendi dhe që prej 1991 e ka vendosur gjuhën frënge si gjuhë të dytë të detyrueshme.

“Frankofonia është një ndër burimet e mrekullueshme të kulturës dhe civilizimit tonë. Është një instrument i pazëvendësueshëm për të patur akses ndaj botës”, nënvizon kryeministri shqiptar./ lajmi.net.

The post Rama: Pas reformës në drejtësi, Shqipëria gati për anëtarësim në BE appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img