25,04,2024

Rama, lutje për Britaninë: Mos u largoni nga BE!

Must Read
Edi Rama

“10 vite më parë, në fakt, është nje kohe e gjate dhe kush do te thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do te isha Kryeministër dhe ndërkohë ju do ishit gati për t’u larguar nga Europa?! Është botë shumë interesante dhe unë për vete nuk e kam imagjinuar asnjëherë që një ditë do te më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar rreth qendrimit ose jo në Bashkimin Europian, të shkruaja dhe t’ju thosha juve “ju lutem mos u largoni”, -tha Rama.

Edi Rama, megjithëse është herë pas herë kritik me mënyrën sesi funksionon Bashkimi Europian, u tregoi britanikëve recetën e vet shqiptarëve për të besuar pak më shumë.

“Ndoshta jemi ende shumë naivë, që mendojmë se BE-ja është çfarë mendojmë ne që është, dhe ndoshta ju e keni humbur tërësisht kapacitetin për të qenë naivë, por me të tillë situatë gjërash dua t’iu them që nuk preferoj të jem në vendin tuaj. Preferoj të jem në vendin ku jam, në vendin tim. Kështu që ne preferojmë të vazhdojmë më tej dhe të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Rama.

Këtë qëndrim, kryeministri e mbrojti me këmbëngulje deri në fjalinë e fundit të përgjigjes, pavarësisht se dy ditët e fundit, në Britani shqiptarët janë vënë sërish në qendër të vëmendjes, pas shpëtimit të një varke që po mbytej në La Mansh, me 18 emigrantë shqiptarë në bord.

“Edhe një herë, me aq sa mund t’iu vij në ndihmë, ju lutem të mos largoheni nga BE”, deklaroi kryeministri Rama. /TCH

The post Rama, lutje për Britaninë: Mos u largoni nga BE! appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img