28,03,2024

Rama: Kosova në NATO, Shkupi të heq dorë nga mentaliteti jugosllav

Must Read
Edi Rama

“Integrimi i Kosovës është një domosdoshmëri jo thjesht për Kosovën, jo vetëm për Ballkanin, por për të gjithë familjen euroatlantike. Përgjegjësitë e integrimit nuk mund të kërkohen vetëm jashtë saj. Udhëheqja politike duhet të mbajë barrë kryesore në këtë proces. Institucionalizimi i marrëdhënieve NATO-Kosovë duhet parë si katalizator për të gjithë procesin integrues të rajonit”, tha Rama.

Kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria mbështet edhe integrimin e Maqedonisë në NATO, por me kushtin e vetëm, që ky shtet të shkëputet nga praktika e ish-Jugosllavisë.

“Kemi punuar e do të punojmë, që edhe Maqedonia të ankorohet në kursin euroatlantik. Eliminimi i trashëgimisë jugosllave në praktikën shtetërore mbetet parakusht për të ardhmen e atij vendi, për të cilin Shqipëria është e interesuar që të jetë sa më demokratik, sa më i begatë e sa më i bekuar. Besojmë në potencialin e Maqedonisë.

Maqedonia ka mundësinë të projektojë të ardhmen e saj jo mbi formula arkaike të aritmetikave etnike e fetare, por mbi bazën e vlerave të mëdha të lirisë e progresit, si kusht për bashkëjetesën e qytetarëve të lirë. Ngrirja e proceseve të pajtimit të brendshëm vetëm e shton nevojën për mbështetjen e fuqishme nga ana e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Maqedoninë”, tha më tej kryeministri Rama.

Edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se Kosova e Bosnja duhet të anëtarësohen në NATO për një siguri më të madhe në rajon.

“NATO duhet të zgjerohet për të mos lënë askënd jashtë. Kosova dhe Bosnja duhet të anëtarësohen në NATO. Është thelbësore që ne të veprojmë të gjithë si një trup i vetëm, që t’u tregojmë të gjithëve se kjo aleancë është e fortë dhe progresi është i mundshëm”, tha Meta.

The post Rama: Kosova në NATO, Shkupi të heq dorë nga mentaliteti jugosllav appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img