26,04,2024

Puthi në buzë të miturën në supermarket, dënohet 3 vjet e 4 muaj i moshuari

Must Read

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e tij pasi Gjykata e ka shpallur fajtor për veprën penale “Veprime të turpshme me të mitur”, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.

“Arrestimi i tij u bë nga Shërbimet e Policisë së Vlorës në banesën e tij në Himarë, pasi më datë 14.01.2016, në ambientet e “Market – Prifti” Himarë, ky shtetas ka kryer veprime të turpshme kundrejt shtetases së mitur M.Th., 12 vjeç, banuese në Himarë, vepër penale kjo për të cilën Guma është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg” informon policia.

Gjithçka ka ndodhur ndërsa e mitura kishte shkuar për të blerë diçka në supermarket.

Ndërsa ka qenë pranë një rafti i është afruar i moshuari dhe pasi e ka kapur nga dora ka kryer veprime të turpshme me të miturën, e cila ka mbetur e shtangur.

Pasi ka nxjerrë diçka nga xhepi, që duken si para dhe ja ka dhënë vajzës, 72-vjeçari e ka puthur p ër herë të dytë, e më pas e mitura e shokuar largohet.

E gjithë skena ishte parë përmes kamerave të sigurisë nga shitësja e marketit, e cila ka nisur të debatojë me të moshuarin dhe ka njoftuar policinë që bëri më pas arrestimin e tij.

Guma ishte lënë në “arrest shtëpie”.

The post Puthi në buzë të miturën në supermarket, dënohet 3 vjet e 4 muaj i moshuari appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img