Uncategorized

Pronarja e kopshtit: Ju lutem më lironi, fëmija im ka nevojë për mua


Publikuar më:


Anjeza Shabani

Mirëpo, gjykata gjithsesi ka vendosur masën e arrestit me burg për të. Ajo në seancë është munduar të justifikohet për veprimet që u panë në media nga materiali filmik, me faktin se i kishte dalë situata nga kontrolli.

Shabani u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë, e cila nisi hetimet pas videos të publikuar në media ku dukej teksa dhunonte fëmijën 3 -vjeçar.

Jashtë gjykatës ka qenë i ati i Anjezës të cilit ajo i ka folur duke i thënë: “Babi jam mirë”. “Bravo bab, e fortë të bëhesh”, i është përgjigjur i ati i cili ka hipur sipër kangjellave të gjykatës për ta parë më mirë të bijën.

Sakaq një grup me dhjetra qytetarë kanë marshuar në formë proteste në lidhje me ngjarjen me tullumbace të bardha në duar, nga Kryeministria përpara Gjykatës së Tiranës.

Përveç përballjes me akuzën për dhunim të të miturve, Shabani do të përballet edhe me evazionet fiskale, shmangien e detyrimeve tatimore dhe shmangien e të ardhurave.

Menjëherë pas inspektimit të bërë, tashmë Hetimi Tatimor është vënë në lëvizje duke bllokuar kopshtin “Diren”.

Në një intervistë për mikrofonin e “STOP”,  Zëdhënësi i Përgjithshëm i Drejtorisë së Tatimeve, Erjon Prifti, pranoi se ky subjekt është i pa licensuar. Ai gjithashtu shtoi se do të kryhet një investigim fiskal (tatimor), si dhe do të hetohen dhe do të penalizohen të gjithë personat përgjegjës.

The post Pronarja e kopshtit: Ju lutem më lironi, fëmija im ka nevojë për mua appeared first on Lajminet.

Comments
To Top