03,05,2024

Vdekja e dy fëmijëve, jep dorëheqje Xhelal Sveçla

Must Read

Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla ka theksuar se ai ia ka ofruar dorëheqjen Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

“Nga sot nuk jam më kryeinspektor i Komunës së Prishtinës. Kryetari i Prishtinës e ka pranuar dorëheqjen”, tha ai në emisionin Interaktiv të KTV-së.
Sipas tij, është koha e fundit që të vendosen standard të reja, raporton Gazeta Blic.

“Pamundësia jonë për të luftuar deri në fund tërë këtë trashëgimi të tmerrshme që na e la qeverisja e kaluar në Prishtinë, ka shkaktuar vdekjen e këtyre fëmijëve. Nuk ndjej përgjegjësi ligjore, por njerëzore po. Qoftë edhe si bashkëqytetarë i këtyre dy fëmijëve të vegjël. Jeta ime nuk mund të jetë e njëjtë pas këtij rasti. Jap dorëheqje nga Drejtoria e Inspeksionit ngase Lëvizja VETËVENDOSJE! do që të instalojë një mendësi tjetër qeverisëse.” – Xhelal Sveçla

Ai ka thënë se nga sot më nuk mund të jetë ai në atë pozitë, pas kësaj tragjedie që ka ndodhur.

“Kemi punuar shumë, por nuk kemi arritur që t’i zgjidhim të gjitha problemet”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se e kanë ç’rrjënosr korrupsionin në drejtorinë e Inspeksionit.

“Janë dhjetëra zyrtarë komunal që janë përfshirë në afera korruptive”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img