Show Biz

Princesha tregon se si ia theu hundën një ushtari në Kosovë


Publikuar më:


Princesha e Luksemburgut, Tessy Antony, ka rrëfyer një moment kur ia kishte thyer hundën një ushtari paqeruajtës që tentoi ta dhunonte seksualisht gjatë shërbimit në Kosovë.

Shërbimin në Kosovë ajo e kreu gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15 . Dialy Mail shkruan se gjatë kësaj periudhe ajo kishte një incidenti me një  ushtar të KFOR-it.

“Gjatë një mbrëmje unë shkova në dhomë dhe dikush me nxitim trokiti në derën time. Por unë e mbajta derën të mbyllur dhe bërtita: ‘Çfarë po ndodh?. E hapa derën sepse e njihja personin. Ai më shtyu në krevat. Unë e shtyva menjëherë dhe ia theva hundën”, ka treguar Antony.

Mirëpo, ajo thotë se nuk i tregoi askujt për këtë sepse për të ishte çështje e mbyllur.

“Të nesërmen të gjithë e dinin. Kur shkova për kafjall të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën”, ka treguar Princesha e Luksemburgut.

Më tej, ajo deklaroi se mbikëqyrësi i saj erdhi dhe i tha: E dija se nuk do të kisha probleme me ty. E dija se do të ishe mirë. Kjo ishte fantastike. E mora vesh se mund ta mbroja veten në situata të tmerrshme. /Indeksonline/

To Top