Uncategorized

Policia maqedonase plagos shqiptarin që po transportonte emigrantë


Publikuar më:


Policia Shkup

Një patrullë policie nga Negotina pas dyshimeve paraprake është vënë në ndjekje të dy makinave, me ç’rast ka arritur që ta ndalojë njërën prej tyre të tipit “Mercedes”, në të cilën ishin 38 vjeçari Memedi.S nga Shkupi dhe bashkudhëtari Shaqiri.B.

Por, siç transmeton ina, policia në ndjekje të makinës së dytë, që ishte me targa zvicerane, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të saj, duke plagosur njërin prej drejtuesve të makinës. Pas ndjekjes së tyre ata rreth orës 18.40 janë ndaluar në afërsi të Ilindenit në Shkup dhe bëhet fjalë për Abdula.F dhe Zejnel Z, nga Shkupi. Ata dyshohet se po transportonin emigrantë. Nga ana tjetër kanë pasuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, se si mundet që policia të shtijë me armë në drejtim të makinës, duke rrezikuar jetë, pavarësisht se a bëhet fjalë për trafikantë. Njëri nga të plagosurit është dërguar në Spitalin e Shkupit.

The post Policia maqedonase plagos shqiptarin që po transportonte emigrantë appeared first on Lajminet.

Comments
To Top