25,04,2024

Samsung prodhon kamera me lente të dyfishtë për kompanitë kineze

Must Read

Kamerat e telefonave inteligjentë, janë përmirësuar masivisht gjatë viteve të fundit dhe vendosja e lendeve të dyfishta është duke fituar shumë popullaritet. Huawei është duke shfrytëzuar këtë risi në telefonat e saj inteligjentë P9, ku një nga lentet merr një imazh pikture njëngjyrëshe, ndërsa tjetri merr një ngjyrë , duke u kombinuar për të bërë një imazh të mprehtë. Edhe LG përdor dy lente në G5, e cila shton sasi të madhe të fushë pamjes për një imazh mbresëlënës.

Vendosja e lenteve të dyfishta ofron mundësi për të shkuar përtej figurave të thjeshta dhe nëse raporti i The Korea Herald është i vërtetë, atëherë ne do të shohim më shumë telefona inteligjentë të kenë këtë kamer. Raporti pretendon se disa shitës kinezë të telefonave, janë në bisedime me Samsung për të furnizuar modele të kamerave me lente të dyfishta. Dy markat e para që do të përfitojnë do të jenë të Leeco dhe Xiaomi, të cilat mund të fillojnë marrjen e modeleve të reja në korrik.

Samsung tashmë furnizon Xiaomin me kamera përmes Samsung Electro-Mechanics, por ekziston mundësia që këto kamera të reja të Samsung të bëra me lente të dyfishtë mund të përfundojnë në të ardhmen te Xiaomi Mi 5S, i planifikuar për gjysmën e dytë të vitit 2016.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img