24,04,2024

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e skeletit që u gjet në Tujan

Must Read
Tujan

Autoritetet njoftojnë se skeleti është i seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm. Me skeletin, janë gjetur edhe një palë këpucë me ngjyrë të zezë si dhe një xhup lëkurë me të njëjtën ngjyrë sikurse këpucët.

Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.

Po ashtu, është gjetur një kanatjere me ngjyrë si në gri e përmasave XL dhe si pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafe, blu dhe bezhë.

Qytetarët janë të lutur që për çdo informacion që mund të kenë e që mund të ndihmojnë për të identifikuar skeletin, të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202.

1 2 3 4 5

The post Policia kërkon ndihmë për identifikimin e skeletit që u gjet në Tujan appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img