26,04,2024

Plani i Muharrem Sfarqës për Ferizajn

Must Read

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga LDK-ja, Muharrem Sfarqa, ka thënë që udhëheqjen e kësaj komune e ka marrë në gjendje emergjente dhe ka bërë investime të jashtëzakonshme, që kanë përmirësuar infrastrukturën e përgjithshme dhe kanë hapë mundësi për zhvillim në këtë komunë.

Sfarqa këtë trend zhvillimor e ka premtuar edhe për mandatin e ardhshëm.

“Ofrojmë atë çka gjendet sot në Planin Zhvillimor Komunal, i cili është miratuar me të gjitha procedurat në kuvendin komunal. Ne kuadër të tij planifikojmë ndërtimin e qytetit të ri në drejtim të fshatrave Balaj, Nerodime dhe Drenjak, ku fillimisht do të vendosen 20 mijë banorë. Gjithashtu do të punojmë në çështjen e spitalit, trajtimin e ujerave të zeza dhe zgjidhjen e problemit me ujin e pijes” deklaroi Svarqa, njofton Klan Kosova.

Tutje kandidati i LDK-së premtoi që do të vazhdoj subvencionimin e kamatave për agrobiznese dhe produkte bujqësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img