27,04,2024

Feriz Sejdiu, në ekipin e Agim Aliut, kur ke vullnet asgjë s’është e pa arritshme

Must Read

Personat me nevoja të veçanta janë ndër kategoritë më të ndjeshme në shoqëri.

Përfaqësimi i tyre në nivelin politik, lë shumë për të dëshiruar. Megjithatë, subjektet politike kanë bërë përzgjedhjet e tyre në listat kandiduese për Kuvendet Komunale.

Ndër ta është edhe Feriz Sejdiu nga fshati Gaçkë i Ferizajt, që garon në ekipin e Kryetarit suksesplotë të Ferizajt, Agim Aliu, në këto zgjedhje lokale për Kuvendin e Komunës së Ferizajt, kandidim me numrin 11 nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Për më shumë Ferizi, nuk e ka për herë të parë përfaqësimin publik të interesave të personave me nevoja të veçanta. Ai dallohet për zemërgjerësinë e tij, gatishmërinë për t’i ndihmuar bashkëfshatarët, duke qenë edhe kryetar i fshatit Gaçkë.

Po kaq, inspiruese është edhe gara e tij në këto zgjedhje. Ai nuk bën fushatë sepse siç shprehet, ata që e njohin e besojnë punën e tij dhe i japin mbështetjen e parezervë.

Mbi partitë dhe politikën, ky shembull sikurse i Feriz Sejdiut nga Gaçka e Ferizajt, është frymëzues për rrugën e përfaqësimit të personave me nevoja të veçanta në vendimmarrjen lokale si anëtar Kuvendi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img