24,04,2024

Peshku e mishi në Shkodër, tregtohen në rrugë (Foto+Video)

Must Read
Peshku tregtohet në rrugë

Emisioni investigativ “STOP” sjell këtë herë në vëmendje një fenomen të ngjashëm mjaft shqetësues për konsumatorët shqiptarë. Stafi i emisionit ka udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës, pikërisht në lagjen “Rus”,  aty ku gjendet një treg i improvizuar nga tregtarët ambulantë.

Ajo që të bën përshtypje kur kalon në këtë treg është tregtimi i produkteve të detit jashtë çdo lloji kushti higjieno- sanitar. Këto produkte tregtohen në mes të rrugës, mes pluhurit dhe papastërtive. Qytetarët edhe pse blejnë dhe konsumojnë produkte të këtij tregu, ata shprehen të indinjuar lidhur me kushtet në të cilat ato tregtohen.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vz-vh_EHiJ4?feature=oembed&w=640&h=360]

Pas rastit të Shkodrës, kamera e fshehtë e emisionit “STOP” sjell një tjetër rast të ngjashëm. Këtë herë bëhet fjalë për markatën e mishit në kryeqytet, e cila lë shumë për të dëshiruar.  Në pamjet e filmuara tregohet mënyra e transportit të produkteve të pulës (një nga arsyet e marrjes së sëmundjes së salmonelës) jashtë çdo standarti.

Kamioni në të cilën transportohen këto produkte mishi gjatë natës, nga Tirana drejt qytetit të Elbasanit, nuk përmban kushte frigoriferike, por shkon drejt e në pikat e shitjeve ku më pas blihet dhe konsumohet nga qytetarët.

4 3 2 1

The post Peshku e mishi në Shkodër, tregtohen në rrugë (Foto+Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img