26,04,2024

Përse është turp për Ferizajn?

Must Read

Vërtet kam shumë miq nga ky qytet dhe shumë herë thonë, se për inat të njëri – tjetrit janë të gatshëm t’ia vënë flakën edhe qytetit. Nuk e duan të vetin, nuk do që i veti ta udhëheq një klub, gjithmonë ngarendin pas emrave jashtë qytetit, se mendojnë se po e bëjnë namin, por fakt e fikin veten për asgjë.

Debate

Duhet të skuqen e të turpërohen, sepse qyteti i Ferizajt nuk e meriton një ekip të tillë të futbollit.  Një qytet që konsiderohet si i dyti për nga fuqia financiare në Kosovë e mos ta ketë një klub futbolli stabil, marre iu qoftë! Marre i qoftë edhe për ata (disa në kryesi të klubit)  që pretendojnë se po e vënë klubin në binarë dhe nuk e bënë një gjë të tillë, por e larguan nga elita e futbollit. Jo pse është tragjike pse është rënë nga liga, sepse kanë rënë nga elita ekipe edhe më të njohura bile edhe në liga e ndryshme të Evropës, por është turp se si një qytet që ka fuqi financiare dhe nuk e kanë një ekip si duhet.

Para se të fillojë stinori pranveror kisha përshtypje se Ferizaj po riorganizohet, po bëhet një ekip kompakte, me një mal përforcimeve nga Maqedonia, por ky parashikim me doli i keq dhe i gabueshëm. Gabova në parashikim me këta, pra me disa prej tyre që janë talent se jo mahi në kryesi të klubit! Ferizaj nuk u turpërua që bëri diçka keq, larg qofshim nga ajo, por u turpërua se si një qendër e madhe nuk e ka një ekip stabile. Sa e mbaj mend pas luftës gjithmonë kanë telashe, nuk mund të organizohen si duhet. Vërtet kam shumë miq nga ky qytet dhe shumë herë thonë, se për inat të njëri – tjetrit janë të gatshëm t’ia vënë flakën edhe qytetit. Nuk e duan të vetin, nuk do që i veti ta udhëheq një klub, gjithmonë ngarendin pas emrave jashtë qytetit, se mendojnë se po e bëjnë namin, por fakt e fikin veten për asgjë. Pse po e them turp për Ferizajn, gjithnjë e kam fjalën të klubi i futbollit? Është turp që sa e sa javë nuk e gjetën një trajner prej largimit të Argjend Beqirit! E pafalshme, kritikuese për të gjithë ata që ishin brenda klubit. Nuk po i quaja që nuk dinë, por po i kritikojë si nuk kishin forcë të gjejnë një trajner që iu dashtë në kohën e tashme që do të ishte edhe si një lloj psikologu! Një mik me pati thënë,  Arsim Abazi shkoi, por mos mendoni se Ferizaj do të ketë qetësi, por do të hallakatet edhe më shumë, se iu është futur ‘thika’, ashtu edhe ndodhi. Vërtetë u bënë për t’i vajtuar i gjithë qyteti, të zhgënjyer dhe të mllefosur se si e kanë prurë në at gjendje ekipin.  Nuk pajtohem me një fakt, se si qyteti si qytet nuk ka njerëz meritorë e sportiv brenda klubit, janë disa prej tyre sportiv por nuk e di sa u shkon fjala.

Vllaznia e Pozheranit siguroi kalimin në elitën e  futbollit,  ju lumtë për lojën, për mbrojtjen dhe qetësinë dhe për fatin sportiv që patët dhe e merituan këtë sukses. Kjo Vllazni e Pozheranit e ruajti  freskinë dhe nuk u dorëzua edhe kur menduan të gjithë se u dorëzua. Ferizaj i mbetet tash të mendoj se ku gabuan, e gabimet janë  shumta e më nuk ka riparim. Përveç që u duhet të riorganizohen dhe të jenë në nivelin e duhur për të ardhmen, t’i heqin inatet mes vete! Turp për një klub që 18 vjet asnjëherë nuk është stabil, por gjithmonë herë bien, herë mezi shpëtojnë dhe vazhdimisht i mbajnë në ankth qytetarët.  Edhe një mik i imi, Agron Selmani, në një shkrim të tij tha: “Në Ferizaj po ndërtojnë ditën, po rrënojnë natën”. Kështu është dhe topi se luan. Vërtet e rrënuan ekipin, bile as armiqtë nuk kishin ditë ma mirë të rrënojnë! Marre iu koftë, kërkoni falje qytetarëve ju disa prej kryesisë së klubit.

Autori është veprimtar sportiv nga Gjakova

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img