29,03,2024

Përjashtimi i Berishës, PD bojkot Kuvendit për 10 ditë

Must Read
PD

Berisha u përjashtua me 10 ditë për deklaratat e bëra në seancën e së enjtes, kur akuzoi kryeministrin Edi Rama se “ka ndryshuar emrin për shkak të hetimeve spanjolle”.

Vendimi është marrë këtë të shtunë nga mbledhja e Grupit Parlamentarë, kryesuar nga Edi Paloka. Këto zhvillime, përveçse do të bllokojnë punën në Komisionin e Reformës në Drejtësi, por vendosin në pikëpyetje edhe takimin Rama-Basha, i parashikuar për javën tjetër.

Ndërkohë, para këtij vendimi ka reaguar përmes rrjeteve sociale, Lulzim Basha. Ai e lexon si shenjë krize të maxhorancës vendimin për të përjashtuar me 10 ditë Sali Berishën.

“Kjo krizë ka arritur në nivelin ku nuk përballojnë më debat, nuk kanë argumenta, kapen në flagrancë nga faktet e dëshmitë që provojnë krimin dhe korrupsionin e tyre dhe ju ka mbetur të tregojnë vetëm kartonat në byro”, shkroi Basha.

Më tej, kreu i PD-së theksoi se “njëkohësisht, kjo është edhe një kujtesë e pështirë e dy standarteve të kësaj mazhorance të kalbur në krime, vese dhe korrupsion”, njofton TCH.

“Nga njëra anë nderohet vulgu i vulgut, Sadri Abazi, që i thotë kundërshtarit “të pres veshin”, nga ana tjetër dënohet denoncuesi i së keqes, i aferave tronditëse, Sali Berisha. Kjo nuk bëhet për t’i mbyllur gojën opozitës sepse kanë dështuar në mënyrë të përsëritur me këto metoda byroiste. Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për t’i mbyllur derën në Parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme. Për t’i mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore”, thotë Basha.

Sipas kreut të PD-së “duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe përshpejtojnë rënien e tyre të pashmangshme”./ lajmi.net

The post Përjashtimi i Berishës, PD bojkot Kuvendit për 10 ditë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img