24,04,2024

Parlamenti gjerman debaton sot për Kosovën dhe Maqedoninë

Must Read
Bundestagu gjerman

Në sesionin e mbyllur për opinionin, për gjendjen aktuale në Maqedoni do të debatohet në pikën e tretë. Paraprakisht anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme do të debatojnë për pikat për gjendjen në Afrikë dhe marrëdhëniet Gjermani-Turqi, ndërsa pas Maqedonisë do të debatojnë për Rusinë, Kosovën, Libanin dhe vendet e tjera.

Zakonisht komisioni debaton pasi përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të prezantojnë informata për gjendjen rreth pikave të rendit të ditës.

Debati i fundit për Maqedoninë në Bundestag ndodhi në mars të vitit të kaluar kur Komisioni debatoi rreth informatave të përgatitura nga i dërguari special i atëhershëm për Maqedoninë Ernst Reichl. Sesionet e Komisionit për Politikë të Jashtme zhvillohen pa praninë e opinionit.

Debati i sotëm për Maqedoninë në Bundestag koincidon me vizitën e të dërguarit special gjerman Johannes Haindl në Shkup dhe takimet me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës me të cilët ka biseduar për mënyrat për tejkalimin e krizës politike në vend./Express

The post Parlamenti gjerman debaton sot për Kosovën dhe Maqedoninë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img