19,04,2024

Paris: Takim parapërgatitor për Samitin e Ballkanit

Must Read
Nga takimi parapgatitor ne Paris

Në mbledhjen e organizuar nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault morën pjesë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë si dhe ministri francez për Çështje Evropiane, Harlem Desir.

Krahas ambasadorëve të Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë në Francë, si përfaqësues të Bashkimit Evropian në mbledhje u bashkangjitën edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn dhe sekretari i Shërbimit Operativ të Jashtëm, Alain Le Roy.

Ayrault, në një deklaratë të shkurtër për media, pas fotos së përbashkët, tërhoqi vëmendjen duke thënë se Franca për herë të parë po organizon një samit që do t’i sjellë në një vend të gjithë liderët e Ballkanit.

Duke u shprehur se qëllimi i mbledhjes është rritja e bashkëpunimit të shteteve të Ballkanit, Ayrault theksoi se samiti në Paris është vazhdimësi e “Procesit Bërdo-Brijuni” që filloi me iniciativën e Sllovenisë në vitin 2013 dhe e takimeve që u organizuan në Berlin dhe Vjenë në kuadër të këtij procesi.

Ayarult tha se në mbledhjen parapërgatitore do të preken tema si bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës energjetike dhe komunikacionit, ndërkohë që tema rreth rinisë së Ballkanit do të zerë vend në mesin e pikave më kryesore të mbledhjes.

The post Paris: Takim parapërgatitor për Samitin e Ballkanit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img