26,04,2024

”One Kiss” nuk po ka të ndalur

Must Read

Dua Lipa po shënon suksese me këngën e re Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa pas publikimit të këngës më të re “One kiss”, që e solli në bashkëpunim me Calvin Harris-in po arrin suksese të mëdha. Pas radhitjes në pozitën e parë të këngës ”One Kiss” në  iTunes, kënga e fundit e Duas me Calvin Harris-in korri edhe një sukses tjetër. Ajo u radhitë në pozitën e parë në BBC Radio, shkruan rtv21.tv Këtë e ka bërë publike vetë këngëtarja përmes një postimi në instagarm. ”One Kiss”, e cila është në audio pritet që shpejt të shoqërohet edhe me klip. Kujtojmë që, rekord klikimesh kanë thyer edhe këngët e mëparshme të Duas, ‘New Rules’ ka arritur të mbledhë mbi një miliard klikime në YouTube, pa lën anash edhe projektin e saj të fundit IDGF. Ndryshe, Lipa po vazhdon me koncerte në vende të ndryshme të botës, ku në agjenden e paraqitjeve të saj gjatë këtij viti është e përfshirë edhe Prishtina./21Media

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img