26,04,2024

Nuland nga Beogradi: Dialogu me Kosovën po shkon mirë, Serbia aleate e SHBA-ve

Must Read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë që Serbia ka lidhje të forta tradicionale me Rusinë dhe nuk shohin kontradikta në atë që Beogradi ka raporte të mira edhe me Rusinë edhe me SHBA-të, ka thënë sonte në Beograd, ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland.

Nuland pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiqi ka thënë se SHBA-të janë krenare që e kanë një partnere si Serbia, transmeton lajmi.net.

“Asnjëherë nuk do të mendonin që nga partneri dhe aleati të kërkojmë që të zgjedh anë”, ka thënë Nuland duke u përgjigjur në pyetjen se a do të kërkojë SHBA-ja nga Serbia që të distancohet nga Rusia.

Ai e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në pyetjen se a do të kërkojë SHBA-ja në fund të procesit normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë që Beogradi ta njoh pavarësinë e Kosovës, Nuland ka thënë se procesi i dialogut po shkon në drejtim të duhur, transmeton lajmi.net.

“Ne edhe ashtu jemi shtytës të mëdhenj të dialogut, po shohim se procesi po rritet dhe po përmirësohet, por ky është proces që do të zgjasë dhe ne po ashtu kemi dëshirë që të ketë sukses dhe të ndihmojmë”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img