05,05,2024

Video e frikshme, vetura përplas fëmijën në Tiranë

Must Read

Nëpërmjet kamerave të sigurisë së një prej bizneseve private evidentohet, që në të njëjtin vend kanë ndodhur mbi katër përplasje, mjet me këmbësor dhe mjet me biçikletë, ndërsa në të gjithë aksin numri i aksidenteve është më i lartë.

Në rastin e parë të ndodhur 17 ditë më parë, një fëmijë i shoqëruar nga i ati, teksa kalonte rrugën aksidentohet nga një mjet. Fatmirësisht fëmija shpëtoi pa dëmtime serioze. Në rastin tjetër, në të njëjtin vend. Një person që po udhëtonte me biçikletë në mesnatë është goditur nga një makinë, që ecte me shpejtësi.

Edhe në këtë rast ngjarja përfundon me dëmtime të vogla. Banorët e zonës të shqetësuar për këtë çështje kanë adresuar kërkesa për ndërhyrjen dhe përmirësim të kushteve teknike të sigurisë në rrugë në institucionet përgjegjëse, raporton tv klan.

Ndërtim i pengesave për uljen e shpejtësisë, vijëzimi i rrugës, përforcimi me sinjalistikë vertikale dhe horizontale, ndërtimi i barrierave mbrojtëse dhe kontrollet përsa i përket përdormi të alkoolit nga ana e drejtuesve të mjeteve, që kthehen nga lokalet e zonës së Dajtit, konsiderohen si zgjidhje emergjente nga ana e banorëve.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img