20,04,2024

Nuk do të ketë më azil për kosovarët në BE

Must Read
Ilustrim

Kjo nënkupton se, siç transmeton lajmi.net, të gjithë ata që kërkojnë azil nga këto shtete në BE, sipas kësaj liste, nuk do të kenë fare shanse që ta fitojnë atë.

Përmes kësaj iniciative, siç thuhet në këtë parlament, do të zvogëlohet numri i azilkërkuesve në Evropë dhe do të merren me ato raste që, me të vërtetë kanë nevojë.

Sipas të dhënave të agjencisë së BE-së kontrollin dhe menaxhimin e kufijve – Frontex, gjatë vitit të kaluar, vetëm nga Kosova ka pasur 24 kërkesa për azil në shtetet e BE-së, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, komiteti i lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Parlamentin Evropian, ka nisur këtë iniciativë, që do të formonte këtë listë të vendeve të sigurta, në të cilët do të gjenden të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Por, përkundër kësaj, kalimi i kësaj liste do të hasë në shumë polemika nga deputetët e Parlamentit Evropian për mënyrën e vendosjes së kritereve që vlerësojnë se cilat shtete janë të sigurta e cila jo.

Arsyeja kryesore e krijimit të kësaj liste është se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur kërkojnë azil në BE, arsyen kryesore e kanë problemet ekonomike që nuk njihet si arsye./lajmi.net

The post Nuk do të ketë më azil për kosovarët në BE appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img