24,04,2024

Nishani takon Schulz, theksi tek 5 prioritetet dhe dialogu politik

Must Read
Bujar Nishani

 

Në fokus të bisedimeve ishte ecuria e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe përmbushj e pesë prioriteteve kyçe në funksion të këtij procesi.

Gjatë bashkëbisedimit, Nishani shprehu mirënjohjen për vëmendjen që presidenti Schulz dhe Parlamenti Evropian i kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Ai evidentoi në mënyrë të veçantë rolin e fuqishëm të Parlamentit Evropian në mbështetjen dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu vlerësimin për rezolutën e miratuar së fundmi nga PE për Shqipërinë, ku përtej vlerësimit të progresit të përgjithshëm të bërë nga vendi, theksohej edhe nevoja e adresimit të sfidave me shpejtësi dhe efiçencë.

Më tej, duke u ndalur tek ecuria e reformave për 5 prioritetet kyçe, Nishani garantoi bashkëbiseduesin për vëmendjen që i kushton reformës në drejtësi, por edhe çështjeve të tjera si respektimi i të drejtave të njeriut dhe respektimit të pronës.

Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij presidenti Nishani deklaroi:

“Sot ka qenë një ditë intensive me takime në institucionet e Bashkimit Evropian dhe është një kënaqësi që në këtë kuadër u prita në një takim të veçantë dhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, zoti Martin Schulz.

Është kënaqësi që në më pak se një vit të takohem sërish me Presidentin Schulz e të diskutoj me të mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, efektet negative të krizës së refugjatëve dhe luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në takimin e sotëm pata mundësinë që të shpreh edhe njëherë mirënjohjen e vëmendjes që Presidenti Schulz dhe Parlamenti Evropian u kushtojnë marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanin Perëndimor.

Vlerësova rolin e fuqishëm të Parlamentit Evropian në mbështetjen dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike, në respekt të plotë të shtetit ligjor, kushtetutshmërisë dhe të gjitha standardeve të arritura deri më sot.

Shpreha gjithashtu vlerësimin tij për rezolutën e adoptuar nga Parlamenti Evropian, më 14 prill 2016, për Shqipërinë, ku përtej vlerësimit të progresit të përgjithshëm të bërë nga vendi, theksohet edhe nevoja e adresimit të sfidave me shpejtësi dhe efiçencë, në funksion të progresit të mëtejshëm në rrugën e aderimit në Bashkimin Evropian.

E informova Presidentin Schulz mbi ecurinë e procesit të reformave dhe vëmendjen time personale dhe institucionale, veçanërisht ndaj reformës në drejtësi dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së vëmendjes edhe ndaj standardeve të të drejtave të njeriut dhe çështjes së respektimit të pronës.

Një vëmendje të veçantë ia kushtuam edhe nevojës së bashkëpunimit dhe koordinimit për përballimin e krizës së refugjatëve, ku evidentova qëndrimin dhe gatishmërinë institucioneve shqiptare për të qenë pjesë e një zgjidhje të bashkërenduar evropiane, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që vendi ka.

Faleminderit edhe njëherë Presidenti Schulz për kohën në dispozicion dhe mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor!”, deklaroi Nishani.

The post Nishani takon Schulz, theksi tek 5 prioritetet dhe dialogu politik appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img