Uncategorized

Niset në Holandë kërkesa për ekstradimin e Arben Frrokut


Publikuar më:


Arben Frroku

Materiali voluminoz prej 120 faqesh dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme është përgatitur brenda pak ditësh nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Do të jenë autoritetet holandeze të cilët do të vendosin për ekstradimin e Frrokut.

Arrestimi i Arben Frrokut në Holandë, u mësua më 28 prill, ku qëndronte me dokumente të falsifikuara nën emrin Renato Tsepa.

Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënonte atë me burgim të përjetshëm.

Ai është akuzuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e ish-shefit të komisariatit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013.

Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë më 3 prill të vitit 2015, çka i krijoi atij mundësi që të arratisej nga Shqipëria.

Frroku është vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, gjithashtu i arrestuar nga policia për një vrasje në Holandë në vitin 1999.

The post Niset në Holandë kërkesa për ekstradimin e Arben Frrokut appeared first on Lajminet.

Comments
To Top