12,07,2025

Nga përplasja e autobusit në Serbi, 3 sllovakë dhe 2 çekë të vdekur

Must Read
Fotografi e autobusit pas përplasjes në një autostradë në Serbi

Në raportet e mëparshme theksohej se të gjithë ata që e humbën jetën nga kjo përplasje, ishin shtetas të Sllovakisë.

Pesë vetë kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë lënduar sot herët në mëngjes, kur një autobus nga Sllovakia, me turistë që ktheheshin nga pushimi në Greqi, doli nga autostrada në pjesën jugore të Serbisë, kanë thënë zyrtarët.

Të lënduarit po trajtohen në spitale në qytetet Aleksinac dhe Nish, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë.

E përditshmja sllovake, Denik N, tha se në autobus ishin 29 udhëtarë dhe 2 shoferë, përfshirë 12 çekë dhe një numër i qytetarëve hungarezë.

Policia e Serbisë tha se autobusi u përplas në autostradën që e lidhë Serbinë me Maqedoninë.

The post Nga përplasja e autobusit në Serbi, 3 sllovakë dhe 2 çekë të vdekur appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img